Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dehur shkakton aksident, nuk i bindet urdhrave të Policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar, e më pas ka liruar në procedurë të rregullt një person në Pejë, i cili në gjendje të dehur së pari ka shkaktuar aksident e më pas nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

“Pejë, 03.06.2017-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje të dehur me veturën VW Pasat, ka shkaktuar aksident dhe më pas nuk u është bindur urdhrave verbalë të zyrtarëve policorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së për 24 orët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo