Dy grupe vëllezërish në Bllacë të Suharekës janë përfshirë në një përleshje të armatosur, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur, bën të ditur Policia e Kosoës përmes një komunikate për media.
“Rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi. Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën. Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirr në telefon vëllanë e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se, “i plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”.
Në vendin e ngjarjes, Policia thotë se ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.
“Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast”, thuhet në komunikatë.