Beograd, 1 qershor – Mediet e Beogradit raportojnë se doganierët serbë kanë kapur në Merdar rreth 35 kilogramë marihuanë, që po hynte nga drejtimi i Kosovës në Serbi, transmeton Koha.net.
Kjo sasi droge u kap në mesnatë. Ajo po hynte nga Kosova me një automjet të tipit fugon “Opel Vivara” me regjistrim slloven.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi i fugonit, një 43 vjeçar, shqiptar shtetas i Maqedonisë, u kishte thënë doganierëve se po udhëtonte për në Slloveni dhe se përveç dy gajbave me domate dhe ca qeska me speca e pak gardërobë s’kishte gjë tjetër për të paraqitur. Por doganierët, sipas raportimit, kishin vënë re shqetësimin e shoferit. Pas kontrollit kishin konstatuar s’fugoni nuk ishte pa gjë. Të gjitha zbrazëtirat ishin të mbushura me marihuanë. Ata kanë nxjerrë nga pjesët anësore, dyshemeja dhe tavani i veturës 64 pako me marihuanë, me peshë 38,5 kilogramë.