Një operacion nga toka dhe ajri i policisë së Vlorës, asaj kufirare, Delta Force, Guardia di Finanza dhe policisë së Fierit, ka sekuestruar një sasi prej 140 kilogramësh kanabis sativa dhe dy gomone.
Gjatë kontrolleve të ushtruara më fshatrat e lumit Vjosë dhe përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Himarë dhe Sarandë deri në malet e Delvinës në fshatin Vergo, ku edhe janë gjetur 140 kilogramë lëndë narkotike kanabis Sativa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre kontrolleve janë asgjësuar edhe 70 bimë narkotik të llojit kanabis sativa me lartësi 10 cm deri në 15 cm.
Ndërkohë në fshatin Pish-Poro, përgjatë lumit të Vjosës, janë sekuestruar edhe dy gomone të cilat dyshohen se do të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike.
Hetimet vazhdojnë për arrestimin e personave përgjegjës për këto veprime kriminale.
