Dje oficerët doganor në aeroportin e Prishtinës kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e pajisjeve medicinave dentare me vlerë mbi 15,000 euro.
Gjatë kontrolleve rutinore nga oficerët doganorë në Aeroportin e Prishtinës të udhëtarëve, të cilët vinin nga Turqia, dy shtetas turq janë selektuar për kontroll detal. Pasi janë seleketuar, në njërën nga valixhet e udhëtarit janë zbuluar të fshehura pajisje dentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa udhëtari tjerët ka arritur të dalë jashtë kontrollit, por oficerët doganor e kanë ndaluar duke arritur të gjejnë edhe personin e tretë, i cili priste që të bënte transportin e këtyre pajisjeve, transmeton KL. Gjithashtu edhe në kontrollin e veturës janë gjetur mallra të kontrabanduara.
Pasi që është gjetur ky mall pa dokumentacion, njësitë e hetuesisë së Doganës kanë lokalizuar edhe pranuesin e tyre, për pasojë është bastisur një laborator dentar në Mitrovicë (edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe janë procedura për kundërvajtje doganore, gjithashtu edhe ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat përkatëse.