Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore.
“Njësia e Trafikut Rajonal, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, edhe gjatë javës së fundit ka vazhduar me ndërmarrjen masave të shtuara të sigurisë në trafikun rrugor, si në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve, ku në fokus ishin kundërvajtjet, tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e pasigurta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Masat e shtuara vijnë si rrjedhojë dhe domosdoshmëri, ku sipas vlerësimeve të bëra një ndër shkaktarët e aksidenteve konsiderohen tejkalimet e shpejtësisë dhe tejkalimet e pasigurta”, thuhet më tej.
Gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka shqiptar 403 gjoba, 301 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë dhe tejkalime të pasigurta.
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë, në bazë të planit të veprimit do të vazhdojë me intensifikimin e veprimeve dhe masave preventive në fushën e zbatimit të ligjit të sigurisë së trafikut rrugor.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’iu përmbahen dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të shmangies së sanksioneve të cilat Policia është e obliguar t’i ndërmarrë me ligj, për të ndikuar në parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve në trafikun rrugor.