Zjarrfikësit e Gramshit kanë bërë një akt heroik sot në orët e para të mëngjesit duke shpëtuar dy fëmijë nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08.15 të mëngjesit. Shtëpia e shtetasit Kamber Gjyzi ka shpërthyer në flakë dhe në atë çast brenda saj ndodheshin vetëm dy fëmijë të mitur, raporton Infoelbasani.al.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSapo janë njoftuar në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi, së pari duke nxjerrë fëmijët jashtë e njëkohësisht janë angazhuar për të fikur zjarrin.
Fëmijët kanë marrë asistencën e nevojshme ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë sa të mundin duke e lokalizuar zjarrin në një dhomë e në një korridor.
Megjithatë familja ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit. Një grup hetimor po punon për gjetjen e shkakut. Besohet një qark i shkurtër elektrik ose një pakujdesi e fëmijëve.
Bashkia Gramsh po mbështet familjen ndërkohë po përgatitet dokumentacioni për ta ndihmuar atë në të ardhmen.