Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit të Komunës së Leposaviqit

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës për Punë Sociale, ku ndodhet zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe zyra e Partisë së Serbëve të Kosovës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma rreth orës 22:00, ku nga një makinë në lëvizje janë shtënë nga arma automatike mbi 20 plumba në dritaret e këtyre zyrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa sulmit qëndron grupi kriminal i udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Kryetari Jabllanoviq shfrytëzon këtë zyrë brenda ndërtesës për Punë Sociale që nga viti 2015, për shkak të punimeve që po zhvillohen në renovimin e ndërtesës së komunës në këtë qytet.

Ndryshe, Jabllanoviq ishte penguar para disa ditësh nga disa persona që të hyjë në zyrën e tij brenda kësaj ndërtese, me arsyetimin se ka uzurpuar këto hapësira dhe po i pengon punëtorët këtu.