Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.S. dhe S.B (Ragip Sallova e Sabit Berisha) në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi se me datën 03.01.2017, në shtëpinë e të pandehurit Sallovës është mbajtur mbledhje ku është planifikuar dhe është shpalosur programi i organizatës kriminale “Syri i Popullit” për organizimin në sulmet ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, aktual si dhe ndaj ish udhëheqësve të mëhershëm shtetëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ashtu, i pandehuri Ragip Sallova në faqet sociale Facebook, ka postuar foto me të akuzuarin M.J dhe ka shumë publikime ku shkruan për tradhtarët dhe thërret që të vritet tradhtia. Po ashtu është vërtetuar se takimet e organizatës “Syri i Popullit” janë mbajtur në shtëpinë e tij, ku përveç tjerash edhe i akuzuari M.J ka mbajtur takime, ku edhe ka shpalosur programin e kësaj organizate. Me këtë dëshmohet se i dyshuari R.S është pjesëtar i kësaj organizate kriminale, e cila organizatë fshihet pas Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar të Kosovës, kryetar i së cilës është vet i dyshuari R.S”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi se edhe i pandehuri Sabit Berisha është anëtar i organizatës kriminale “Syri i Popullit”, dhe kjo, sipas Gjykatës, shihet nga aktiviteti dhe shoqërimi i tij me anëtarë të kësaj organizate.
“Me këto veprime dyshohet se të pandehurit R.S dhe S.B kanë kryer veprën penale “Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” nga neni 126 par.1 lidhur me nenin 34 par.1 të KPK, dhe “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 par.1 dhe 2 të KPK”, potencon Gjykata në njoftimin për media.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.