Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në Prelez rreth orës 10:30. Ferizajpress raporton se shoferi i një furgoni ka vdekur në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes ka dal ekipi i Emergjencës së QKMF-së dhe policia. Sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e QKMF-së, Naim Çerkini, ekipi i emergjencës vetëm ka konstatuar vdekjen drejtuesit të makinës.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast, thuhet se vozitësi i automjetit pas aksidentit ka qene pa shenja jete.
Viktima është mashkull i moshës rreth 55-60 vjeçare.
Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.
Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.