Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan është arrestuar një mashkull pasi ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas raportit policor, i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur një zyrtar policor i cili ishte në sigurim të stacionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme në Leposaviq, është arrestuar një tjetër mashkull serb, i cili po ashtu ka kanosur një zyrtar policor.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari mbahet ne stacion policor deri ne këndellje, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.