Në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar mashkull, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet të ketë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë.
Gjatë verifikimit nga njësitë policore, është konstatuar se i njëjti nuk ka vendbanim t përhershëm në Kosovë, madje as nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga i dyshuari është konfiskuar një veturë Audi A6 me targa të Serbisë, të cilin po e drejtonte pa autorizim përkatës dhe sigurim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.