Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmon kushëririn me bombë për shkak të borxhit

Një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë dore, është hedhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e shtëpisë së një serbi në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate në oborrin shtëpisë së Dragosllav Bojkoviq që ndodhet në rrugën ‘Vojvoda putnik’ në veri të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron Sasha Kriçkiç, i cili është kushëriri i viktimës dhe që e kishte kërcënuar viktimën një ditë më parë, ndërsa bëhet fjalë për një borxh prej rreth 50 mijë eurosh.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen e plotë të këtij rasti.