Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I moshuari i vetmuar gjendet i dekompozuar në oborrin e shtëpisë në Korçë

Një i moshuar është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij dhe mësohet se kishte kohë që kishte vdekur. Trupi i tij ishte dekompozuar, transmetojnë mediet e Tiranës.

“Më datë 26 maj 2017 jemi njoftuar se në lagjen numër 2 në Korçë,oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur (dekompozuar), trupi i shtetasit S.S, rreth 70 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal Korçë ku pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.