Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërcënohet me mesazh, arrestohen të dyshuarit

Një person nga Komogllava e Ferizajt ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar. I njëjti ka dërguar një foto ku i dyshuari vërehej me një armë në dorë.

Njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara, transmeton Koha.net raportin e Policisë, me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë intervistimit i dyshuari ka raportuar se arma është pronë e një të dyshuari tjetër. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.