Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen 43 kg kanabis në Durrës, arrestohen në flagrancë 4 persona

Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar brenda 24 orëve, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar “Qereka”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: F.T. 48 vjeçe, banues në Qerekë, Krujë; A.K. 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë; P.B. 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë; L.B. 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë, raporton Policia e Shtetit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.T u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• dy peshore elektronike dore;

• një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit A.K;

• një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve P.B dhe L.B

• 4 aparatë telefoni celular.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.