Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen në Greqi 207 kg kanabis në kamionin me targa shqiptare

Një ngarkesë prej 207 kilogramë kanabis u gjet e fshehur në një kamion me targa shqiptare në Kalpaq, 26 kilometra nga kufiri shqiptar në Kakavijë, gjatë natës së kaluar, transmeton TCH.

Sipas policisë greke, lënda ishte e paketuar në 8 thasë, 196 pako të mbështjella me celofan. Ajo ishte vendosur në vendin e gomave rezervë të kamionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet thanë se kishin informacion të sigurtë për kalimin e lëndës narkotike dhe e shoqëruan kamionin nga parkimi jashtë Doganës në pjesën greke të Kakavijës, ku edhe u ngarkua prej shoferit dhe një personi ende të panjohur, i shpallur në kërkim prej autoriteteve greke.

Trafikantët kishin kaluar lëndën narkotike me çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe në vazhdim e ngarkuan drogën në kamionin, që ishte parkuar një ditë më parë në vendin e ngarkimit, për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve policore greke.

Departamenti i Antidrogës së Janinës sekuestroi lëndën narkotike, kamionin pronë e një kompanie shqiptare transporti, shumën 280 euro, si dhe dy telefona celularë të drejtuesit të kamionit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për gjetjen e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.