Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. (Zoran Vukotiq) në drejtim të veprës penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në bashkëkryerje, ka vepruar në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së luftës, duke shkelur Nenin 3 (1a) të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, po ashtu edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2, duke kryer veprime të ndëshkueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civilë shqiptarë të identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu. Duke vepruar në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve të nacionalitetit shqiptar me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende. Me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur të holla në shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilët e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 të dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Më këtë, sipas ZKSH-së, i pandehuri, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile, në kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (LPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës, e përfshirë edhe ne nenin 152 (1) dhe (2.1) dhe nenin 153 (1) dhe (2) lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, ka përfunduar njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.