Policia kufitare e Kosovës, në Prizren, dje në orën 16:40, ka arrestuar një shqiptar shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti po transportonte ilegalisht shtetas pakistanezë e irakianë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë pasi në automjetin transportues (kamion) të cilin po e drejtonte ai dhe po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanez dhe 1 mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6000 € dhe destinacion kishin Gjermaninë”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.