Një 32-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga agjentët e Departamentit të Antidrogës së Athinës në lagjen Eksarqia të kryeqytetit helen.
Sipas njoftimit për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Atikës, 32-vjeçari, duke shfrytëzuar mungesën e autoriteteve policore në lagjen Eksarqia, e kishte kthyer banesën e tij në depo droge, prej nga furnizonte sheshin e narkotikëve në qendër të kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbas verifikimit të informacioneve në rrugë operative, agjentë të veshur civilë mundën të hyjnë në banesë dhe e kapën në flagrancë 32-vjeçarin nga Fieri, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve. Arrestimi i tij u bë në momentin kur po peshonte doza kanabisi për t’i nxjerrë në shitje.
Përveç lëndës narkotike, 43 kg, u sekuestrua edhe peshorja elektronike, si dhe një agjendë me numra telefoni dhe kontakte të shpërndarësve të kanabisit me pakicë. 32-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Athinës, e cila e la në burg deri në përfundim të hetimeve.