Vetëm rruga i ndante dy këmbimore, njëra e Nijazi Bunjakut, e tjetra e nipit të tij, Nehat Bunjaku.
Rreth orës 10 e 30 të mëngjesit, disa të shtëna janë dëgjuar në lokalin e Nehatit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto të shtëna, që dyshohet të jenë shkrepur nga Nijaziu, kanë lënë të vdekur në vend Nehatin, rreth të 30-ave.
Pas këtij akti, Nijazi Bunjaku, 53-vjeçar, ka qëlluar edhe veten, duke shkrepur armën e zjarrit në drejtim të kokës së tij.
Në gjendje të rëndë ishte dërguar në Klinikën e Emergjencës, në Spital të Gjilanit.
Ai ka vdekur rrugës për në QKUK.
Trupi i pajetë i Nehatit, është marrë nga ekspertët e mjekësisë ligjore për obduksion.
Megjithëse jozyrtarisht është marrë vesh se të ndjerët edhe më herët kishin pasur mos-marrëveshje, motivet e këtij krimi të rëndë ende nuk dihen.
Në cilësi të provave nga policia janë marrë xhirimet e kamerave të sigurisë.
Përndryshe, ky rast nga i cili mbetën dy të vdekur, është i pari rast me vrasje në më shumë se dy vite që ka ndodhur në këtë komunë.