Në fshatin Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, para pak çastesh ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një biçiklete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Koha.net se nga ky aksident ka pësuar lëndime një fëmijë 6 vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, fëmija ishte duke ngarë biçikletën, me ç’rast nga rruga anësore kalon në rrugën kryesore dhe goditet.
Megjithatë, vetura nuk ishte në shpejtësi të madhe, kështu fëmija nuk ka marrë lëndime të rënda.
Zahiti ka bërë të ditur për Koha.net së fëmija është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës, megjithatë është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk ka marrë lëndime të rënda.
Në këtë rast, nuk ka të arrestuar pasi vetë fëmija konsiderohet të jetë fajtor për aksidentin, pasi nga pakujdesia ka kaluar në rrugën kryesore pranë veturave.
{gallery}