Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, të cilët më 28 nëntor të vitit të kaluar patën hedhur koktej molotovi në drejtim të Konsullatës Turke në këtë qytet.
Ata akuzohen për dy vepra penale: Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve, kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.