Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar mbrëmë rreth orës 22:42.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKUK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat.
Trupin i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.