Njësitë e antikontrabandës së Doganave të Kosovës, kanë konfiskuar sasi të mëdha të ilaçeve të kontrabanduara nga Serbia.
Ilaçet janë gjetur në një barnatore, pronë e një shqiptari në qendër të Graçanicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksioni është realizuar pa ndihmën e policisë, por i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga strukturat paralele që funksionojnë edhe në këtë komunë pa ndonjë problem të madh.
KTV-ja merr vesh se përpos lëvizjes me vetura të dyshimta dhe dërgimit të njerëzve të porositur për t’i informuar se çka po ndodh aty, ata edhe e kanë xhiruar nga larg gjithë aksionin që nga fillimi.
Të gjitha ilaçet janë konfiskuar nga ekipet e doganës, ndërsa hetuesia është marrë me ngritjen e kallëzimit të dytë penal ndaj pronarit të kësaj barnatore.
Nuk është publikuar emri i pronarit të barnatores, por në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve barnatorja figuron të jetë pronë e personit Sh. Maliqit.