Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim – licencë përkatëse të ATK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat janë të palicensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10 mijë euro.
Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.