Një 50-vjeçar nga fshati Rajë në Tropojë është arrestuar nga policia, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij 20-vjeçare, pasi në banesë iu gjetën 4.5 kg kanabis.
Policia arrestoi Ded Dekramaj pasi, “gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa vajzën 20 vjeçare policia e akuzon për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/3 dhe 301 të Kodit Penal.