Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Atentat me armë zjarri ndaj ish-boksierit të Vllaznisë

Ish-boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur me armë zjarri mesditën e së shtunës, në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur “Ura Dervish Beg”.

32-vjeçari Hysa po dilte nga një berberhane, kur papritur një motor në të cilin udhëtonin dy persona me skafandra ka ndaluar përpara tij, raporton TopChannel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi që ndodhej në pjesën e pasme të motorit ka qëlluar një herë ndaj Hysës, i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut. Më pas autorët janë larguar me shpejtësi.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e 32-vjeçarit në spitalin e Shkodrës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se ish-sportisti ka patur një konflikt me disa persona pak kohë më parë dhe se qëllimi i autorëve ka qenë ta plagosnin e jo ta vrisnin.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar gëzhoja e plumbit të qëlluar ndaj Hysës.