Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Asgjësohen 46 bimë narkotike që kishin mbërri në 40 cm

Shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë të Shqipërisë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, kanë gjetur dhe asgjësuar 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30-40 cm.

Sipas Policisë, për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi P. M., 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit A. N., banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”. P.P., 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell kp.