Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me dhjetë vjet burgim për një vrasje në Ferizaj

Gjykata Themelore ka dënuar me dhjetë vjet burgim personin me inicialet R.M, i cili kishte vrarë një person në Koshare të Ferizajt.

I dënuari në gusht të vitit 2016 kishte goditur me lopatë të ndjerin R.C. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dënuari kishte goditur viktimën derisa ai po kthehej nga një autoservis.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I sulmuari kishte mbetur pavetëdije dhe ishte dërguar me emergjencë në Ferizaj. Pas dhënies së ndihmës së parë ai u transferua në QKUK ndërsa më 16 tetor 2016 ai vdiq nga lëndimet e marra.

“Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, të pandehurin R.M., e shpalli fajtor për vepër penale lëndim i rëndë trupor me pasoja të vdekjes nga nenin 189 paragrafi 4 të KPRK-së, dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.