Policia e Kosovës ka kapur hajdutin që më 1 shkurt të këtij viti kishte vjedhur një shtëpi në rrugën “Zekiria Rexha” të Prizrenit.
Më 1 shkurt rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit, siç raporton PK-ja, hajduti kishte hyrë me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënim me thikë ndaj një gruaje, së cilës ia kishte mbyllur gojën kishte grabitur para kesh dhe stoli të arta në vlerë të konsiderueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit.