Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Majac të Podujevës pasi kanë kërcënuar me armë automatike dy persona tjerë shkaku i mosmarrëveshjeve pronësore.
Dy viktimat, siç raporton Policia, kanë qenë duke punuar në arën e tyre në momentin e kërcënimit me armë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-kallashnikov me karikator, 9-fishekë cal-7.62, dhe një armë të ftohët-thikë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.