Mbi gjashtë kilogramë drogë e llojit marihuanë, që vinte nga territori i Kosovës, janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdar, në autobusin që qarkullon nga Brezovica për në Beograd, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Droga ishte e shpërndarë në gjashtë paketime dhe u gjet gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe të bagazhit të autobusit, me regjistrim të Vranjës, i cili qarkullon në relacionin Brezovicë-Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPyetjes së doganierit nëse dikush nga udhëtarët kishte ndonjë gjë për të paraqitur për doganim, të gjithë ishin përgjigjur negativisht.
Kur secili mori gjësendet e veta për t’iu shtrua një kontrolli të hollësishëm, në bagazh kishte mbetur vetëm një valixhe e kuqe. Atë askush nuk e mori, thekson komunikata e Doganës së Serbisë.
Në të, përveç gardërobës për fëmijë, u gjetën dy qese në të cilat ishin gjashtë pako të vogla me 6,105 kg marihuanë.
Meqë valixhja nuk i ishte dhënë shoferit si ndonjë dërgesë me porosi, ndërsa atij as që i kujtohej se cili nga udhëtarët e kishte sjellë, hetimin e mëtejshëm bashkë me sasinë e drogës e mori përsipër policia dhe prokuroria, bëjnë të ditur mediat.
