Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Kosovë shtetasja e Serbisë kapet me 1.5 kg drogë, i Shqipërisë me 18.5 kg

Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.

Në rastin e parë siç njofton Dogana, një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganorë kanë vërejtur lëvizje të dyshuar te kjo udhëtare. Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë. Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga Policia derisa raste janë dorëzuar në Polici.

Image