Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Shqipëri gjatë 4 muajve janë sekuestruar 31 tonë kanabis

Katër muajt e parë të vitit 2017 kanë shënuar dhe shifrën rekord të drogës së sekuestruar nga policia shqiptare me plot 31 tonë canabis, 33 kg heroinë dhe 2 kg kokainë.

Policia e Shtetit, e kontaktuar nga Report TV, sqaron se sasia prej 31 ton drogë është sekuestruar në operacione të kryera në terren, përfshirë të 12 qarqet e vendit dhe kryesisht pikat e kalimit kufitarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qarku me sasinë më të madhe të drogës së sekuestruar është Gjirokastra, ku pak javë më parë në zonën e Përmetit u gjet e magazinuar një sasi prej 12 ton kanabis, ndjekur më pas nga Vlora me disa tonelata të sekuestruara në Karaburun e Sazan.

Ndër qarqet që sasia e drogës e sekuestruar është e konsiderueshme nga 3-8 ton renditen më pas Berati, Durrësi, Shkodra e Dibra.

Për sa i përket heroinës dhe kokainës, sasitë prej 33 kg heroinë dhe 2 kokainë janë kapur në Elbasan-Fier-Durrës e Tiranë.

Një pjesë e madhe e sasisë prej 31 ton ndodhet në depot e komisariateve dhe bodrumeve të laboratorit shkencor të Policisë së Shtetit pasi asgjësimi i saj si provë material bëhet me vendim prokurori në përfundim të hetimeve për personat e arrestuar.

Në operacionet anticanabis nga Janari deri në Prill janë goditur dhe 26 rasti kultivimi narkotikësh ndërsa në pesë raste janë sekuestruar dhe fara kanabisi në sasinë prej 4 kg.