Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari u kap me 101 kg kanabis 20 km nga Kakavija

Plot me drogë e kishte mbushur portbagazhin e mjetit, një i ri shqiptar që u arrestua në Greqi.

Makina e drejtuar nga 26 vjeçari u ndalua për kontroll në Kallpaki, rreth 20 km nga Kakavija. Në sedilet e pasme dhe në portbagazh u gjetën 13 thasë plastmasi, brenda të cilave kishte 101,5 kg kanabis.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia thotë se mjeti u ndalua për kontroll, pasi kishte marrë sinjalizime që dyshohej për trafik droge. Të arrestuarit pritet t’i komunikohet akuza nga prokuroria e Janinës, ndërkohë që departamenti antidrogë po në Janinë, vazhdon hetimet.