Një 30 vjeçar që vuan nga problemet e shëndetit mendor plagosi me thikë një person dhe më pas u ngujua në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, ku Daniel Morava 30 vjeç, goditi me thikë në fytyrë një kalimtar dhe më pas u mbyll në apartamentin e tij në katin e 5-të, për më shumë se 2 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa i sëmuri mendor u vu në pranga forcërisht pas një sërë tentativash të forcave policore dhe të zjarrfikësve.
Ky mësohet se ky nuk është rasti i parë kur i riu dëmton persona të tjerë për shkak të shëndetit të tij mendor, raporton tch. 30 vjeçari Daniel Morava jeton i vetëm pasi familjarët e tij ndodhen në emigracion dhe për të kujdesen disa të afërm.