Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, të asistuar nga Njësitet e reagimit të shpejtë (NJRSH) në Mitrovicë, ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë të bastisjeve në kërkim të kafshëve të kontrabanduara nëpër disa fshatra të komunës së Zubin Potokut.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në këtë operacion ku kanë marrë pjesë NJRSH-të e të dy stacioneve policore të Mitrovicës, veri dhe jug, janë batisur disa lokacione në fshatin Çabër dhe disa fshatra tjera, por nuk ka të arrestuar, dhe as të konfiskuar ndonjë kafshë që dyshohet të jetë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKP thotë të ketë provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë rreth këtij aksioni, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.