Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Inskenim i vrasjes në tentativë në Suharekë

Mbrëmë rreth orës 22:54, Policia e Suharekës ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gelancë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Rreth orës 23:03 minuta, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka pyetur për rastin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një qytetar e ka njoftuar patrullën se përderisa po lëvizte me veturën e tij të llojit “Ford” dikush kishte tentuar ta vriste duke shkrepur disa fishekë dhe dy nga ta e kishin qëlluar veturën në xhamin e pasmë dhe kishin depërtuar përtej xhamit të përparmë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishekë i pa shkrehur”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Me ta pranuar rastin, hetuesit policorë kanë nisur me këqyrjen detale të vendit të ngjarjes dhe kanë kuptuar se ka mospërputhje të deklaratës së shoferit dhe provave materiale të gjetura në perimetrin e vendit të ngjarjes.

“Pas këmbëngulësisë së hetuesve, i dyshuari i sqaron rrethanat e rastit dhe tregon se i njëjti vetë kishte shtënë me armë zjarri të llojit kallashnikov në veturën e tij dhe se të njëjtën e kishte fshehur në disa shkurre në afërsi të fshatit Popolan. Pas gjetjes së kallashnikovit, policia ia ka bastisur edhe shtëpinë të dyshuarit me ç’rast e ka sekuestruar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë, 8 fishekë të kalibrit 7.65mm dhe 1 fishek i kalibrit 7.65mm”, thekson më tej Policia.

Provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme hetimore ndërsa i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.

Mbetet të sqarohen rrethanat se ç’e shtyri të dyshuarin të inskenojë kë vepër.