Njëzet e pesë vjet burg do t`i vuajë Shpejtim Behrami për vrasjen e ish të fejuarës, Leonora Rekaliu, në vitin 2013, e cila është gjetur e vdekur në lumin Llap në Podujevë.
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Behramin për veprën penale të vrasjes së rëndë, që besohet të jetë kryer për motive të ulëta, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dënuari nuk është pajtuar me aktgjykimin. Përmes avokatit të tij mbrojtës e ka cilësuar vendim absurd dhe të pabazuar në prova. Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë të Apelit.
Viktimën, sipas aktakuzës, në mënyrë dinake Behrami e ka privuar nga jeta më 29 mars të vitit 2013, derisa ajo ka ardhur në Podujevë për t’i vijuar ligjëratat e autoshkollës. I dënuari e ka urdhëruar me ton kërcënues që të ndalet dhe e ka tërhequr me forcë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.