Me datë 27.04.2017, rreth orës 20:10, patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull.
Gjate kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të Pejës dhe Mitrovicës. Është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar.
Nga matja e substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar të jetë me peshë 7 kg e 914g. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987, m/k/sh, i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Dëshmitë e sekuestruara janë:
-Një veture Golf IV me targa vendore,
-Substance e dyshuar narkotike me peshë 7912 gram.
-Një telefon.
Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28:04-2017, Njësiti i DHTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D, në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.
Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g.