Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në veri të Mitrovicës janë djegur edhe dy vetura të tjera

Në pjesën veriore të Mitrovicës, siç bëjnë të ditur mediet serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm janë djegur tri vetura. Ato, siç raportohet, janë djegur qëllimisht, transmeton Koha.net.

Në rrugën Vasilije Ostroshki në’ Mitrovicë së pari është djegur vetura “Mercedes” me pronar policin e Kosovës, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një veturë tjetër të parkuar afër tij, thonë raportet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë natës së mbrëmshme është djegur edhe një veturë tjetër e tipit “Fiat”, pronë e Drejtorisë për hapësira banesore e afariste, citon Tanjug deklaratën e shefit rajonal të operativës së Kosovës, Zhelko Bojiqin.

Policia thuhet se ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe sipas rezultateve preliminare me siguri bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ka thënë Bojiq.

Hetimet rreth këtyre rasteve janë hapur ndërsa për motivet tash për tash nuk mund të flitet, citohet Bojiqi, transmeton Koha.net.