Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë për skllavërim të dy femrave

Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë sot në orët e hershme të mëngjesit një person të dyshuar për skllavërim.

“Është arrestuar një (1) i dyshuar për përfshirje në Trafikim me Njerëz, dhe i njëjti ka detyruar dhe ka skllavëruar dy viktimat femra K-Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i PTH-DKR Prishtinë dhe me vendimin e tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.