Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një hajn ka pësuar lëndime të rënda, pasi kishte kërcyer nga kati i katërt i një banese kur pronari kishte hyrë brenda.
PK thotë se dje rreth orës 19:30 ishin dy persona të dyshuar që kishin hyrë në një banesë në Prizren për të vjedhur, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy të dyshuar, shqiptarë, kanë hyrë me qëllim për të vjedhur në një banesë pronë e ankuesit, shqiptar. Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV i banesës, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.