Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli lë në fuqi masën e paraburgimit për zyrtarin e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, dhe djali i tij A.B. I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti për mashtrim nga neni 335 i këtij ligji.

Në këtë mënyrë kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.02.2017, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, ndërsa gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.