Në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në kilometrin 26-të rruga Prizren-Prishtinë ka ndodhur një aksident.
Në aksident janë përfshirë një kamion i cili ishte i ngarkuar me dhe, dhe një veturë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime brenda policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur për Koha.net, se ngasësi i kamionit derisa ishte duke vozitur i është shpërthyer njëra gomë, me ç’rast është rrokullisur.
Në atë moment, një tjetër veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi ka goditur dheun e derdhur në autostradë, ku ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe vetura ka pësuar dëmtime materiale.
Nga ky aksident, kanë pësuar lëndime të lehta trupore të dy shoferët, i veturës dhe i kamionit.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është pastruar edhe rruga.