Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për dëmtuesin e xhamisë në Llabjan të Novobërdës, trajtim i detyrueshëm psikiatrik

Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor për të pandehurin B. F. I cili më 15 prill ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë në fshatin Llabjan të Komuna e Novobërdës, thuhet në njoftimin e Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë, transmeton Koha.net.

I pandehuri duhet të qëndrojë në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, i pandehuri B. F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit.

Me këto veprime i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

mbajtjes së seancës ka qenë i pranishëm edhe eksperti mjeko – ligjor, i cili ka rekomanduar gjykatën që të dërgojë të pandehurin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.