Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, në Ferizaj ka ndodhur një incident brenda shtëpisë së një familje.
Sipas raportit policor, një i dyshuar mashkull ishte maskuar dhe i armatosur është futur brenda një shtëpie me qëllim grabitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë momentin kur i dyshuari është vërejtur nga një familjar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri drejt viktimës me ç’rast edhe e ka plagosur.
Në atë moment, dy familjar tjerë janë përleshur fizikisht me të dyshuarin ku të tre kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë ku kanë arrestuar të dyshuarin, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole CZ, 2 gëzhoja, 2 predha, një maskë dhe një palë dorëza.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.