Një pallat 3 katësh është përfshirë nga flakët në qytetin e Gramshit, ndërsa rrezikohen nga flakët edhe pallatet përreth.
Mësohet se kati i tretë është tërësisht nën pushtetin e flakëve, ndërsa zjarrfikësit e Gramshit po punojnë për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit e Elbasanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se për arsye sigurie janë evakuuar 18 familje që banojnë në këtë pallat, por edhe në pallatet ngjitur, raporton TCh.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, apo nëse ka njerëz që janë prekur nga flakët.