Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes deri sa ishte duke punuar privatisht në një shtëpi në Mushtisht

Një tjetër vdekje e dyshimtë është regjistruar në 24 orët e fundit, nga organet e rendit në Kosovë.

Një burrë, derisa ishte duke punuar privatisht në një shtëpi në fshatin Mushtisht të Suharekës ka pasur marramendje, deri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet ka mbërri pa shenja jete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të 15 prillit.

“Viktima mashkull shqiptar gjatë punës ne një shtëpi private ka pasur marramendje i cili është dërguar ne Q.K.M.F ne Suharekë pa shenja jete. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në autopsi”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.

Si vdekje e dyshimtë është regjistruar aj e një personi që ndërroi jetë pasi u rrëzua teksa po punonte në ndërtim.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Fehmiu”, në Prishtinë më 15.04.2017 në orën 13:36.

Në raporton 24 orësh Policia e Kosovës ka dhënë pak detaje.

“Viktima mashkull shqiptar, punëtor i një firme ndërtuese, gjatë punës është rrëzuar nga objekti dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe Inspektori i Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies i cili ka dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi në Mjekësinë Ligjore”, thuhet në njoftim.